ITALI – Chiara Bordi 18-vjecarja me një protezë në këmbë ka rrëmbyer vendin e tretë në konkursin e bukurisë “Miss Italia 2018. Modelja bukuroshe në moshën 12-vjecare pësoi një aksident me motor dhe që prej gjashtë vjetësh ajo mban një protezë në këmbë.

Chiara bëhet kështu konkurrentja e parë në historikun e “Miss Italia”, që garoi me një këmbë protezë për kurorën e këtij titulli. Në rrjetet sociale ajo pati edhe shumë kritika nga komentuesit, të cilët shkuranin se asaj iu dha çmimi për mëshirë dhe jo se e meritonte atë.

“Po, mua më mungon një këmbë, por ty të mungon zemra dhe truri. Unë nuk jam e interesuar të fituoj, por t’i tregoj botës se jeta është ende e bukur kur rilind pas një ngjarje tragjike”- ia kthen një komentuesi në Facebook Chiara.

Ndërsa kurorën e më të bukurës në Itali e fitoi 26-vjeçarja, Carlotta Maggiorana. E dyta në klasifikim është Fiorenza D’Antonio, 21-vjecarja nga Napoli me sy jeshil dhe flokë biond.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb