Të paktën 20 civilë janë vrarë pasi luftëtarët separatistë bastisën dy komunitete në rajonin anglishtfolës të Kamerunit.

Një zyrtar ushtarak i njohur me incidentin tha se luftëtarët separatistë pushtuan dy fshatra në nënndarjen Akwaya të rajonit Jugperëndimor të dielën kur fshatarët po ndiqnin shërbimin në kishë dhe u përpoqën të rrëmbenin disa nga fshatarët të cilët ata i akuzuan se nuk respektonin urdhrat separatiste.

Fshatarët i rezistuan rrëmbimit dhe luftëtarët hapën zjarr duke vranë 20 njerëz, mes tyre edhe gra, tha zyrtari që kërkoi të mos i përmendet emri.

Vendasit të intervistuar thanë se numëruan 24 kufoma të hënën kur u kthyen në fshatra pasi u arratisën në shkurre.

Fshatarët ishin në gjendje të raportonin informacionin tek autoritetet lokale vetëm të hënën mbrëma për shkak të lidhjeve të dobëta të internetit dhe telefonit në fshatrat në kufi me Nigerinë.

Mbi 500 vendas janë arratisur nga fshatrat pas incidentit dhe tani po kërkojnë strehim në shtetin Cross River të Nigerisë, sipas autoriteteve lokale.

Përplasjet midis forcave qeveritare dhe separatistëve në dy rajonet anglishtfolëse të Kamerunit, veriperëndimore dhe jugperëndimore, filluan në vitin 2017 pasi separatistët shpallën “pavarësinë” e dy rajoneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb