Mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi, por duket gjithçka e kryer për kalimin e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr në Arabinë Saudite! Sipas asaj që raporton e përditshmja iberike, “Marca”, ylli portugez është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë dhe do të jetë një lojtar i tyre që nga 1 janari i vitit 2023.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon. Mesa duket portugezi ka bërë një hap pas nga dëshira e tij për të luajtur me një skuadër europiane që është ende në Champions, duke u joshur nga oferta e parezistueshme e sauditëve.

Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të gjejnë përballë Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës, të martën e 6 dhjetorit, në orën 20:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb