Orges Shehi u prezantua zyrtarisht si trajneri i Partizanit një ditë më parë, me teknikun durrsak që trazoi kryeqytetin me një kalim të bujshëm nga bardheblutë te të kuqtë. Në dy vitet e fundit, Shehi është shpallur si trajneri më i mirë i futbollit shqiptar, sigurisht dhe një nga trajnerët më të kërkuar në treg. Partizani bëri gjithçka për të siguruar shërbimet e Shehit, madje e pritën deri sa ky i fundit të zgjidhte kontratën e tij me Tiranën.

415256999 772598668242788 8457157028046692561 N
415256999 772598668242788 8457157028046692561 N

Shehi firmosi me “demat” një kontratë deri në fund të 2026, pra një kontratë për 2 vite e gjysmë. Shehi do të përfitojë afro 7 mijë euro në muaj nga aventura e tij me Partizanin, 210 mijë euro deri në përfundim të kontratës, por këtu nuk përfshihen bonuse të ndryshme, si fitimi i titullit kampionë etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb