Një mashkull anglez është dënuar me 22 dënime me burg përjetë për 71 akuza për abuzime seksuale me fëmijët në Malajzi të moshave nga 6 muajsh në 12 vjeç.

Ai është padyshim njeriu më i urryer aktualisht në Britaninë e Madhe. Sipas policisë 30-vjeçari Richard Huckle, nga Ashford, Kent ka abuzuar me 200 fëmijë kryesisht nga shtresa të varfra sociale. Ai shtirej si një besimtar i devotshëm dhe pasi fitonte besimin e fëmijëve të mitur i përdhunonte.

Madje ai mbante edhe një ditar online. Njëherë duke komentuar mbi një nga viktimat e tij, ai u mburr: “Unë do të kap Jack Potin një vajzë 3-vjecare është po aq besnike sa dhe qeni im dhe askush nuk duket se do t’ia dijë për këtë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: