Policia holandeze ka bërë me dije që të paktën 25 persona janë gjetur në një kontenier-frigorifer- në bordin e një trageti që ishte nisur drejt Mbretërië së Bashkuar.
Lajmin e bëjnë me dije mediat britanike dhe holandeze që nënvizojnë që për momentin nuk ka detaje për kushtet në të cilat ndodhen 25 klandenstinët, dhe ende nuk dihet as kombësia e tyre.
E përditshmja holandeze De Telegraaf shkruan që gjetja e njerëzve është zbuluar nga ekuipazhi i tragetit, pak pas nisjes së tragetit.