Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka kritikuar trajnerin e ekipit kombëtar, Thomas Tuchel, për lënien jashtë skuadrës së “3 luanëve” për Botërorin, mbrojtësin e njohur, Trent Alexander-Arnold. Ai shprehet se një vendim i tillë për Alexander-Arnold është i pakuptimtë.
“Pa asnjë mungesë respekti për Ben White – mendoj se është një lojtar fantastik – por që ai të jetë në skuadër dhe të luajë para Trentit është e pakuptimtë”, deklaroi Rooney.
Anglia zgjodhi Tino Livramenton, Djed Spencen dhe Ezri Konsën midis opsioneve për prapavijën për ndeshjet e fundit miqësore në shtëpi para Botërorit. Mbetet të shihet cili do jetë vendimi përfundimtar për Alexander-Arnold.
