TIRANË- Halim Kosova, ish-kandidati i së djathtës për kreun e Bashkisë së Tiranës nuk mori pjesë në festën e demokratëve, në 25-vjetorin e themelimit të PD-së, organizuar mbrëmjen e 11 dhjetorit në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

I kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare” për mungesën në sallë, ai tha se kishte arsye personale. “Unë sigurisht që kisha ftesë për të marrë pjesë në festën e 25-vjetorit të themelimit të PD-së, por arsyet e mia ishin personale që nuk mora pjesë. Dhe arsyeja është se kam mamanë të paralizuar dhe duhet të kujdesem për të”, – deklaroi Kosova për “GSH”.

Doktori i njohur përfaqësoi të djathtën në Tiranë për postin e kreut të bashkisë së kryeqytetit përballë Erion Veliajt të koalicionit të majtë. Pavarësisht humbjes, Halim Kosova bëri një fushatë të qetë dhe dinjitoze në Tiranën, duke marrë edhe përgëzimet e ambasadorit amerikan, Donald Lu. (m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: