Një shumë prej 29 mijë e 200 eurosh është sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli të kryer në një automjet pranë liqenit të Vermicës.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, kur një njësi policore, gjatë patrullimit në zonën pranë liqenit, ka ndaluar një automjet me drejtues shtetasin me inicialet M/K.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë gjetur një zarf që përmbante shumën prej 29.200 eurosh.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe çështja është regjistruar si “pastrim parash”. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e shumës së parave dhe rrethanat e posedimit të tyre.

“Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me drejtues M/K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb