TIRANË- Emisioni “Me zemër të hapur” sjell sot historinë e Edlira Toros, një 29 vjeçareje, e cila mbeti invalide që në moshën 6-vjeçare për shkak të një aksidenti. Pavarësisht problemeve shëndetësore ajo është diplomuar për ekonomik dhe prej 6 vitesh punonte në Bashkinë e Roskovecit, si specialiste finance.

Por prej pak muajsh ajo është shkarkuar nga puna, pavarësisht dëshirës dhe përkushtimit të saj në detyrë. Edlira tha se është pushuar padrejtësisht dhe se i është dhënë si motivacion se është punësuar pa konkurrim.

“Për 10-vjet unë jam investuar nga kjo bashki me burse te plote deri ne përfundimin   komplet te shkollës. Pasi mbarova studimet ju drejtova bashkisë për pune dhe titullari me  ka thënë “në momentin e pare qe do kem vendin bosh do jesh e para ne pune” dhe unë isha dakord me këtë përgjigje sepse nuk doja te largoja dike tjetër nga puna. Pasi ne   bashki u hapen vende pune titullari me ka lajmëruar për te filluar pune. U paraqita ne pune, vendi i lire ka qene me  pozicion sp/ndihmës ekonomike. Ne janar te 2015 kalova ne pozicionin sp/finance, pasi u lirua një vend pune. Punonjësja u largua me dëshirë    dhe titullari për te me stabilizuar ne degën time përkatëse me vendosi ne këtë vend qe mbeti vakant. Me pare trajtohesha me ndihmën ekonomike, qe ne momentin qe fillova  pune e kam ndërprerë sepse ligj nuk e përmbante pagese te dyfishte. Ne momentin qe  vjen titullarja e re, tre muaj ishim ne presion psikologjik, sepse nga çasti ne çast ajo  merrte vendime te menjëhershme. Po gjate këtyre tre muajve ajo nuk me kapi asnjëherë  ne shkelje. Unë nuk kisha bindje politike për asnjë lloj krahu, isha thjesht specialiste te pozicioni i punës time. Ndërkohë qe unë kisha çuar letrat per pune ne bashki, kjo ishte  deputete. Ne Fier ishte një vend i lire pune dhe duhej miratimi nga deputetja, por ajo nuk e miratoi por me ka kthyer përgjigjen “je e partisë demokratike”. Pasi unë fillova pune ne bashki ajo beri direkt hakmarrje ndaj babit tim duke e hequr e nga puna. Babi nuk u kundërvu sepse kishte hall se hakmerrej me shume por erdhi çasti ajo u hakmor dhe ndaj  meje qe jam invalide”, rrëfen Edlira.

29-vjeçarja tregon se është larguar nga puna me justifikimin se nuk është punësuar me konkurrim por me vendim titullari.

“Më hoqi me arsyen se nuk jam marre me konkurrim por me vendim titullari. Por edhe  në atë dhe gjatë kësaj kohe marrja e punonjësve të rinj nuk është bërë konkurrim.  Dhe po të bëhej konkurrimi isha e para që duhej të futesha në konkurrim sepse isha  në punë dhe ndërkohë invalide që më takon vendi. Gjatë 10 vjetëve që unë kam qenë studente, bashkia ka qenë në drejtimin politik majtas dhe ata më kanë ndihmuar  me çdo kusht që unë të dilja në jetë, ndërsa kjo ma ndërpreu jetën për gjysmë. Ajo ka  rikthyer në punë dhe punonjës të dënuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, ndërkohë ka  marrë dhe punonjës që bëjnë nga dy punë”, thotë vajza.

(m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb