Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili synon që verën e vitit 2020 Belshi të mos vuajë më mungesën e ujit të pijshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani dhe deputeti Musa Ulqini, Balla tha se investim i qeverisë shqiptare me vlerë 3.4 miliardë lekë të vjetra, do të bëjë të mundur furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm për 15 mijë banorë të qytetit të Belshit dhe fshatit Seferan. “Një vit më parë, gjatë turit të bashkëqeverisjes, Kryeministri Rama ishte në Belsh dhe një nga problemet që u ngrit nga të gjithë njerëzit ishte investimi në ujësjellës.

Pa dyshim ky është një hap i madh. Unë jam shumë krenar bashkë me Musain dhe Arifin që kryeministri Rama dhe qeveria e kanë miratuar këtë fond, që nuk është pak, por 3.4 miliardë lekë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së angazhimit tonë për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë Bashkinë e Belshit. Kjo fazë e parë e investimit garanton ujë të pijshëm për qytetin e Belshit dhe zonën e Seferanit, e cila është një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme, jo vetëm të Belshit, por të Shqipërisë”, -deklaroi Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: