Liverpool, Arsenal dhe Manchester City kanë hedhur vështrimin te Bayern për të forcuar mesfushën e tyre. Kështu shkruan Daily Express, sipas të cilës tri skuadrat e mëdha të Premier ligës kanë  si synim Joshua Kimmich. 29-vjeçari me gjasë do të largohet nga kampionët e Gjermanisë në verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Angli.

Kimmich u pyet për të ardhmen e tij për Sky Sport DE, në një intervistë të publikuar kohëve të fundit. “Unë jam i fokusuar vetëm në Bayern Munich. E ardhmja ime nuk ka qenë fare një temë në diskutim këto ditë. Mendoj se një ditë do të takohemi dhe klubi do të vijë tek unë. Do të diskutojmë gjithçka mes nesh” – Tha ai. Sipas mediave gjermane, negociatat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025 nuk kanë nisur asnjëherë zyrtarisht.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: