Pamjet që shihni tregojnë banesën e çiftit të moshuar në Dropull, ku u gjetën të pajetë burrë e grua. Ata kishin shenja dhune në trup dhe çarje në ballë. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe.

Ishin fqinjët ata që konstatuan trupat e pajetë të të moshuarve.

Policia bën të ditur se nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë vërejtur çrregullime të orendive.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: