FRANCE
Tre vjet nga atentatet terroriste në Stade de France, në Bataclan dhe në të tjera lokale të qendrës së Parisit, Franca nderon 130 viktimat e natës tragjike, të 13 nëntorit.
Një kortezh është nisur këtë mëngjes nga Stade de France, për të mbërritur në kafet dhe baret e qendrës së goditur nga xhihadistët e Issis.
Eventi përkujtimor do të mbyllet në Bataclan, në sallën e koncerteve të Boulevard Voltaire.
Për herë të parë, presidenti francez Emanuel Macron nuk do të marrë pjesë në ceremoni, por do të jetë kryeministri Edouard Philippe, kryebashkiakia e Parisit Anne Hidalgo, shoqëruar nga ai i Londrës Sadiq Khan.
Prezent edhe shumë ambasadorë nga vende të ndryshme të akredituar në Paris.
Seritë e sulmeve të 13 nëntorit 2015 në disa zona të Parisit, lanë pas të paktën 128 të vrarë, në atë që duket të jetë ngjarja më e dhunshme në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.