TIRANE- Pas publikimit të lajmit lidhur me të dhënat e siguruara nga ‘BIRN’ për pagesat e LSI të raportuara në KQZ sa i takon një kompanie lobimi në Uashingon, ka reaguar këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Aleksi ironizon duke shtuar se e kupton dhimbjen e spekulimeve të mediave sorosiane. “E mirëkuptojmë dhimbjen e thellë dhe spekulimet e mediave sorosiane që kanë 15 vjet që shpifin pa u lodhur kundër Ilir Metës dhe 12 vjet që shpifin kundër LSI-së. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në jetë!”, citohet në mesazhin e tij.
17820946_275249539567556_516240827_n
Ditën e sotme ‘BIRN’ publikoi një lajm, të dhënat e të cilit i siguroi në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS. Por sipas saj, shpezimet e raportuara nga LSI në KQZ nën zërin konsulenca për vitin 2016, janë tre herë më të vogla se pagesat që ajo ka bërë për GSIS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: