Në historinë e Atalantas, nuk ka pasur kurrë njeri si Gian Piero Gasperini. në ndeshjen e Salernos, trajneri arriti në 300 ndeshje në Serie A në pankinën e bergamaskëve, duke u renditur kështu në  në vendin e parë në përgjithësi në renditjen e të gjitha kohërave në historinë e klubit.

Një rrugëtim që nisi në sezonin 2016-2017, i cili dha kënaqësi të jashtëzakonshme dhe shkroi faqe të pashlyeshme në historinë e Atalantas, duke e çuar klubin në një dimension europian të paarritur më parë. Gasperini filoi aventurën në pankinën e klubit të Serie A me 13 gusht 2016 me një sukses 3-0 ndaj Cremonese në raundin e 3-të të Kupës së Italisë, e para nga 155 fitoret e arritura në krye të kësaj skuadre.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: