DURRËS

Kisha Ortodokse ka kundërshtuar martesat e së njëjtë gjini dhe projektligjin për surrogacinë, që po diskutohet së fundmi në vend. Gjatë Shërbesës së Mbrëmësores së Madhe të së Dielës së Tretë të Pashkës, Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla tha se nisma si këto e dobësojnë rolin e gruas në shoqëri.

“Krishtërimi e ka lartësuar figurën e gruas, rolin e saj si bashkëshorte dhe si nënë. Të gjitha që kanë ardhur më pas, lëvizjet feministe, ligjet e ndryshme për martesën e të njëjtës gjini, apo projektligji që kemi dëgjuar kohët e fundit, të gjitha këto që janë bërë emër në lirisë dhe për lirinë e të drejtat e gruas veç e kanë dëmtuar dhe do ta dëmtojnë akoma më tepër rolin e saj”-tha Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla.

Duke ju referuar familjes, Hirësi Nikolla tha se nuk ka rëndësi nëse jemi pak, apo dukemi të çuditshëm, por e rëndësishme është që duhet ruajtur ky thesar që kisha ndër shekuj ka ruajtur. Ai i bëri këto deklarata ndërsa i drejtohej besimtarëve, në të Dielën e Grave Miroprurëse në skitin e “Miroprurëseve” në Shën Vlash të Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb