Arbitrat shqiptarë do të jenë në fushë të enjten në dy ndeshje të kompeticioneve europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, të programuara për t’u zhvilluar në orën 18:45.
Në UEFA Europa League, Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Torreense – Sunderland, që do të zhvillohet në stadiumin “Estádio Municipal de Leiria”. Në këtë takim, dy asistentët e Jorgjit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja do të jetë arbitri i katërt. Albert Doda është caktuar në rolin e AVAR.
Ndërkohë, në UEFA Conference League, Florian Lata do të drejtojë sfidën Riga FC – FC Kairat Almaty, e cila do të luhet në stadiumin “Skonto Stadions”, në orën 18:45.
Lata do të ketë në krah asistentët Erind Burgu dhe Ilir Tartaraj, ndërsa Andi Koçi do të jetë arbitri i katërt. Kreshnik Bajramaj është caktuar në sistemin VAR, ndërsa Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR.
Angazhimi i arbitrave shqiptarë në këto dy kompeticione europiane përbën një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar dhe dëshmon rritjen, zhvillimin dhe besimin që ata gëzojnë në arenën ndërkombëtare.
