Fuqizimi i sistemit të Mbrojtjes Civile është një nga prioritetet, për të cilin Ministria e Mbrojtjes po punon prej muajsh.

Kjo ishte një nga çështjet që mori vëmendje në takimet që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi në vijim të vizitës së tij në Itali.

Peleshi u prit në takime të veçanta nga shefi i Departamentit te Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio dhe nga komandanti i Komandës së Bashkuar Operacionale, gjenerali Francesco Paolo Figliuolo.

Ministri Peleshi, teksa njohu drejtuesit e strukturave të Mbrojtjes Civile italiane me synimet e Ministrisë së Mbrojtjes për të rritur kapacitetet në fushën e emergjencave civile, shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Italisë, e cila i ka dhënë Shqipërisë një grant prej 31 milionë eurosh.

Projekti parashikon ndërtimin dhe përgatitjen e sallës operacionale të mbrojtjes civile, trajnimin e stafit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, rritjen e kapaciteteve për planifikimin e emergjencave dhe parashikimin e rrezikut, pajisjet për sallat e Operacionale në 4 qendrat e AKMC-së dhe 8 prefektura, si dhe pajisjen me mjete sipas standardeve të kohës.

Gjatë diskutimit mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e emergjencave civile si dhe bashkëpunimin e deritanishëm, ministri Peleshi falënderoi Italinë dhe në veçanti Departamentin italian të Emergjencave Civile, për mbështetjen e dhënë në rastin e tërmetit tragjik të vitit 2019 si dhe gjatë pandemisë së COVID-19.

1dd36262 40a7 4692 Ab77 10e16896c5db

49e1f987 4186 4ad3 8465 E4326e5fc562

65bfb042 A22b 4639 B6cb F618e99e11e9

282c671a 4305 436d B5d1 69d36651d468

8634f66a 4e15 4be7 B36d 2d8e974aa223

1656173c A5f9 47b9 93a3 7c796daf843a

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: