Kryeministri Edi Rama ka nesër ditëlindjen dhe mbush 62 vjeç.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar protestuesve të cilët për 34 ditë me radhë kanë protestuar në Tiranë për dorëheqjen e tij të panegociueshme dhe largimin e qeverisë.

Me anë të stikerave të cilat do të përdoren ditën e nesërme në protestë, ata zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar kryeministrin e tyre.

“Diktatori shqiptar! Gëzuar ditëlindjen dhe Fuck You”, shkruhet në stickera.

Në stickerat e modifikuara në mënyrë të tillë që të duken si “The Albanian Files” të cilën pak ditë më parë protestuesit e dërguan në SPAK si provë për krimet e kryeministrit, qytetarët i kanë vendosur kulla në formë qirinjsh si kurorë ndërsa në sup i qëndron një zog.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb