Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka organizuar takimin e 16-të të Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN). Takimi u zhvillua në datat 27–29 tetor dhe bëri bashkë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione, së bashku me përfaqësues të tre organizatave ndërkombëtare.
Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se diskutimet u përqendruan te shkëmbimi i përvojave praktike në luftën kundër korrupsionit, me fokus përdorimin e ligjshëm të informacionit fillestar, ruajtjen e provave elektronike dhe vërtetimin e origjinës së paligjshme të pasurive.
Një tjetër çështje e trajtuar ishte shkëmbimi i teknikave dhe zgjidhjeve praktike mes institucioneve ligjzbatuese. SPAK thekson se kur informacioni, personat dhe pasuritë shtrihen në disa shtete, krijimi i një zinxhiri të qëndrueshëm provash kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar.
“Lufta kundër korrupsionit lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e qytetarëve për të jetuar me dinjitet.
Nga data 27 -29 tetor, SPAK organizoi takimin e 16-të të Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN).
Në këtë takim morën pjesë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione, së bashku me përfaqësues të tre organizatave ndërkombëtare, për të shkëmbyer përvoja praktike mbi:
• Përdorimin e ligjshëm të informacionit fillestar;
• Ruajtjen e provave elektronike;
• Vërtetimin e origjinës së paligjshme të pasurive;
• Shkëmbimi i teknikave dhe zgjidhjeve në praktikë
Kur informacioni, personat dhe pasuritë shtrihen në vende të ndryshme, krijimi i një zinxhiri provash kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar.
Falënderojmë OECD-në dhe Rrjetin e saj Kundër Korrupsionit për bashkorganizimin e këtij takimi, si dhe Bashkimin Europian dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre.”, thuhet në njoftimin e SPAK.
