Një aktiviste, gjatë fjalës së saj në protestë, deklaroi se tubimet e zhvilluara së fundmi kanë marrë vëmendje edhe nga masiviteti i pjesëmarrjes së diasporës shqiptare.

Ajo u shpreh se protesta e djeshme ka pasur jehonë të gjerë dhe, sipas saj, ka sjellë reagime edhe nga jashtë vendit.

“Jemi në ditën e tretë të diasporës. Jemi dëshmitarë të protestës së djeshme madhështore që pati jehonë në mediat ndërkombëtare. Ka pasur reagime në BE dhe Amerikë, si pasojë e vullnetit tonë,” u shpreh ajo.

Sipas aktivistes, pjesëmarrja e qytetarëve dhe e diasporës tregon forcimin e bashkimit qytetar dhe zgjerimin e mbështetjes për protestën.
“Shqiptarët dhe diaspora bashkë do ta heqin këtë kryeministër dhe gjithë establishmentin,” deklaroi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb