Avokati Bledar Bejko, i ftuar në emisionin Open në News 24 të moderatores Eni Vasili tha se beson se Alma Arrazi ka fshehur traumën e saj në bisedën që ka zhvilluar me kunatën.

Bejko theksoi se burri i Alma Arrazit ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e saj me fëmijët, pasi ka nuhatur se diçka mund të ketë ndodhur.

Avokati Bledar Bejko: Bashkëshorti akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes dhe dhunë në familje. Ka dyshim të arsyeshëm se gruaja është vetëvrarë me fëmijët e saj. Besoj se Alma Arrazi ka fshehur traumën. Mendoj se ajo e ka paramenduar aktin shumë të rëndë.

Edhe bashkëshorti ka bërë denoncim në polici, sepse ai ka menduar se diçka mund të ketë ndodhur. Edhe nëse gruaja ka marrë mjekim, nuk do të thotë asgjë. Burri ka bërë denoncim, pasi ka nuhatur diçka të keqe, do ketë bërë besoj edhe verifikimet e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: