Protesta e ditës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është mbyllur pas marshimit të qytetarëve në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në Bulevard dhe në disa akse të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.
Me thirrjet “Nesër më shumë!”, qytetarët janë nisur në grup, duke paralajmëruar vijimin e protestës edhe nesër si për çdo ditë. Marshimi zhvillohet pas tubimit para Kryeministrisë, ku gjatë mbrëmjes u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vijojë, ndërsa motoja e tyre në përfundim të protestës së sotme është e qartë: “Nesër më shumë!”
