Katër persona u vranë dhe 27 u plagosën në Honduras kur një autobus që transportonte emigrantë ra në një lumë, tha departamenti i zjarrfikësve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale (0900 GMT), në komunitetin veriperëndimor të Santa Rosa de Copan, një komunë në Honduras kur “autobusi ra në lumin Higuito në autostradën ndërkombëtare”.

Emigrantët, kryesisht nga Venezuela, ishin rrugës për në Shtetet e Bashkuara. Nga katër viktimat është identifikuar vetëm ndihmësi i drejtuesit të mjetit, ndërsa dy të tjerët, një burrë dhe një grua nuk kishin me vete asnjë dokument.

Autoritetet lokale po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb