Kryetari i Komitetit Mbarëkombëtare Gjin Marku, në një lidhje live në “Oponencë”, deklaroi se 290 familje janë sot aktualisht në gjakmarrje mes tyre në zonat e veriut.
Marku tha se megjithë ndërhyrjen në kohë të policisë, në shumë raste ka qenë e pashmangshme parandalimi i vrasjeve ku deri më sot, në 35 vite demokraci numërohen 4250 të vrarë si pasojë e hakmarrjes mes fiseve.
Sipas tij, rasti më I fundit i vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren të Lezhës, nuk ishte referuar në Komitetin e Pajtimit të gjaqeve.
Kjo tregon se sa e vështirë është parandalimi dhe pajtimi i gjaqeve në disa zona.
“Në komitetin e Pajtimit mbarë Kombëtar asnjë nga familjet në Lezhë nuk kanë ardhur të tregojnë problemin, kur palët e mohojnë ose e fshehin para drejtësisë, atëherë është e vështirë për policinë për ta parandaluar.
Kam një rast në Mirditë, janë 3 fise të dashura për mua e Mirditën, asnjë nga këto palët nuk dëshmojnë se janë në gjak mes njëra-tjetrës”, tha Marku.
Gjin Marku: 290 familje janë në gjakmarrje në veri.
Policia e shtetit nuk ka mundësi të bëjë më shumë se kaq. Shefi i krimeve të policisë së Lezhës më është gjendur.
Janë mbi 4250 të vrarë për shkak të dënimeve të gjykatave, në këto 35 vjet. Familjet në gjakmarrje kanë lënë shtëpitë dhe kanë ardhur në periferitë e Tiranës. Policia e ka të vështirë dhe mos ta ngatërrojmë me veprimet e asaj organizate që quhet shtet.
Në komitetin e Pajtimit mbarë Kombëtar asnjë nga familjet në Lezhë nuk kanë ardhur të tregojnë problemin, kur palët e mohojnë ose e fshehin para drejtësisë, atëherë është e vështirë për policinë për ta parandaluar.
Kam një rast në Mirditë, janë 3 fise të dashura për mua e Mirditën, asnjë nga këto palët nuk dëshmojnë se janë në gjak mes njëra-tjetrës.
