Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se policia dhe shteti po sillen si “Gestapo” me protestuesit pasi janë telefonuar dhe shoqëruar mbi 300 persona pas protestave.
Ai tha se koshat e mbeturinave janë të mbushura me portretin e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe se qetësi gjen vetëm kur luan bixhoz në Bruksel, referuar videos virale.
“Për të njëjtën situatë ku banorët e Rrjollit protestuan 120 ditë ju kërkuat të na censuronit dhe prapë na censuroni. Ppolicia ka marrë zvarrë nënë me fëmijë.Kur iu mbush kupa në Zvërnec po bëni silur po hiqni licenca. Sjellja e policisë e ptolerueshme.
Kryeministri i quajti protestuesit fashistë, Policia juaj po sillet si Gstapo, janë mbi 300 njerëz të shoqëruar, çfarë është kjo që merrmi njerëzit në telefon për t’u paraqitur.
Ti Balla mund të gjesh qetësi vetëm kur luan bixhoz në Bruksel, koshat janë mubsuhur me portretin tuaj.
Policia ka nisur hetim për 10,000 shiqptarë që japin revieë negative për klientët e Edi Ramës”, tha ai.
Kapri po ashtu rikujtoi edhe 4.2 milionë eurot që u dhanë për koncertin privat të Kanye Ëest në Tiranë nga qeveria, që i mori nga fondi i emergjencave, duke thënë se i quan të rinjtë fashostë kur ai mbështet një këngëtar adhurues të Hitlerit.
“Rinia është ngritur në këmbë për një vend ndryshe, ndërsa ju keni përfunduar në media për një këngëtar që është adhurues i Hitlerit. Kryeministri ndërkohë flet anglisht si vendi që kemi shpëtuar hebrenjtë nga nazistët.
Keni future duart në xhepat e shqiptarëve dhe keni paguar këtë këngëtar.
Mos tentoni të përjashtoni më deputetët sepse do të largoheni me turp, të largohesh nga politika është një gjë dhe të largohesh me turp, ky do të jetë fundi juaj”, deklaroi Kapri.
