Avokati Plarent Ndreca ka denoncuar për herë të dytë pengimin e takimit me klientin e tij, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e burgut të Fierit. Ndreca shprehet se autoritetet e institucionit nuk e kanë lejuar të hyjë për t’u takuar me Veliajn, me argumentin se nuk kishte personel dhe se rregullorja nuk lejonte hyrjen jashtë orarit zyrtar.
Avokati kundërshton këtë justifikim, duke iu referuar nenit 51 të ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve, i cili, sipas tij, garanton të drejtën e avokatit për t’u takuar me klientin në çdo kohë. Ai thotë se ka debatuar për rreth 20-30 minuta me punonjësit e burgut, por nuk ka arritur të marrë leje për të zhvilluar takimin.
Ndreca paralajmëroi se do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit për shpërdorim detyre ndaj personave përgjegjës në zinxhirin komandues të institucionit të paraburgimit.
“Justifikimi është sikur nuk ka personel, sikur ka një rregullore e cila ndalon hyrjen jashtë orarit zyrtar. Ndërkohë që iu komunikova disa herë faktin që ka një ligj i cili duhet respektuar dhe ne jemi dëshmitarë të një ligji që rregullon marrëdhëniet e burgjeve, organizimin e burgjeve. Përcakton shumë qartë që avokati, ashtu siç edhe prokurori, ashtu siç edhe gjyqtari, hyn në çdo kohë për t’u takuar me klientin e tij.
Deklarata e Ndrecës:
Justifikimi është sikur nuk ka personel, sikur ka një rregullore e cila ndalon hyrjen jashtë orarit zyrtar. Ndërkohë që iu komunikova disa herë faktin që ka një ligj i cili duhet respektuar, dhe ne jemi dëshmitarë të një ligji që rregullon marrëdhëniet e burgjeve, organizimin e burgjeve. Përcakton shumë qartë që avokati, ashtu siç edhe prokurori, ashtu siç edhe gjyqtari, hyn në çdo kohë për t’u takuar me klientin e tyre. Bëmë një debat të vazhdueshëm, ishte debat, në fakt që vinte që nga dita e djeshme, se dje u bindën për të na lejuar, ndërsa sot nuk u bindën.
Kështu që tashmë… Nga dy, pra një orë që hyra, ora… në mos gaboj, në 5:30. Pra, para një ore isha, qëndrova aty për rreth 20-30 minuta duke këmbëur diskutime me oficerin e rojes… zotin Dërmishi, në mos gaboj. I cili nuk na lejoi dhe, pavarësisht se i shpjegoja ligjin, përsëri nuk na lejoi, komunikonte me dikë ose me komunikonte, nuk e kuptova.
Por në fund të ditës, kjo është një gjë e paprecedentë dhe një shkelje absurde, sepse unë nuk mund të marr leje as drejtorisë së burgjeve, as… as kujt nga autoritetet për t’u takuar me klient, pasi është një e drejtë kushtetuese, është një e drejtë e përcaktuar në ligj. Dhe unë jam kërkuar nga klientit im për të qenë prezent sot, kemi lënë një seancë për intervistimin, një seancë komunikimi me njëri-tjetrin. Dhe kjo nuk mund të bëhet sipas agjendës apo sipas organizimit të drejtorisë së burgjeve, por sipas agjendës që ne kemi përcaktuar, unë së bashku me klientin.
Kështu që kjo është një hap i panevojshëm, siç i shkruaja edhe në SMS-në që i drejtoja drejtorit të burgjeve, unë nuk kam ardhur as për ta eskaluar, as për ta publikuar dhe as për të bërë kallëzim penal. Por unë jam i detyruar për ta bërë, sepse kjo kthehet në një precedent i cili do të shkaktojë pasoja pastaj në komunikimin që ne kemi me klientët, me njëri-tjetrin.
E dini ju, tuaj, jeni i vetmi person i cili nuk lejohet, apo kjo kështu funksionon për çdo gjë? Nuk e di, nuk kam informacion. Ligji, çfarë thotë ligji? Ligji, nene 51 thotë qartësisht: Avokati takon klientin në çdo kohë në institucionet e paraburgimit dhe kjo është një e drejtë e cila nuk mund të ndalohet as në një moment.
Ndërkohë tashmë ndodheni edhe këtu tek Prokuroria e Fierit. Do të… Po jam duke pritur oficerin e policisë gjyqësore, të gatshëm për të bërë një kallëzim penal për shpërdorim detyre për gjithë linjën e e komandimit të IVP-së Durrës (më falni, Fier).
Sa keni shpresë? Keni shpresë se do të përparojë?
Unë kam vetëm këtë lloj metode, po ja provoj përsëri. Të flas me prokurorin të gatshëm, me përgjigjen e tij. Të paktën po pres oficerin sa t’i bëj rrugën për në tardhë.
Nga ana e juaj do niseni për të bërë kallëzim?
Patjetër, patjetër, sepse për sa kohë nuk ka reagim, unë komunikova, nuk ka reagim, vijojnë të këmbëngulin, nuk lexojnë ligjin. Për rrjedhojë, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë që bëjnë.
Çfarë ka qenë, keni komunikuar me klientin, cili ka qenë reagimi i tij pas kësaj ndalesë për të komunikuar?
Jo, ky është ky është problemi, që s’arrij dot të komunikojë, kështu që s’është i tillë të kishte këtë reagim, sepse unë akoma s’jam komunikuar. Pra ky është shkaku që unë nuk kam, unë jam ndalur të komunikoj me të.
