Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës duke folur për protestat e atyre pak banorëve të “5 Majit”, tha se është i qartë se kush janë ata që po protestojnë e që njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar.

Një pjesë e fjalës së Veliajt si më poshtë:

“Unë i shoh edhe mediat, intervistohej ai, të shpjegonte si do vriste Lali Erin dhe e intervistonin gjithë mediat por asnjëra nuk e tha: O shok, më fal, po ti në lum mor vëlla, po ti je i OFL mor shok, po ti ke 5 milionë euro asete të konfiskuara! Ti paske hallin e qirasë?! Po ti ke 18 makina mor, kush i ka nga ne 18 range-rover?

Pra, këta çfarë bënin? Merrnin lekët e drogës, me lekët e drogës i punonin duke i dhënë me fajde dhe po të mos i jepnin me fajde të vinte range që ndërronte targat përditë dhe këta i kapi OFL. Ndërkohë, ai fliste në TV, çfarë do i bënte, sigurisht ai që leh nuk të kafshon. Ata janë një nivel që ngatërron krimin me politikën. Njeri shet tek KZAZ e partisë, unë i kam pasur në zgjedhje ata, tek njësia 8. Ata personazhe që drejtonin protestën, bashkë me shefat e tyre politikë i kam parë tek votat, por tani ftesa ime është: Mendoni bravën tuaj, mos mendoni bravën e partisë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: