7 javë përpara fundit, 5 pikë larg kreut, janë shumë për Giovanni Colella-n. Trajneri i Partizanit është i bindur në këtë pikë, por nuk ka ndërmend të dorëzohet, kjo është një garë deri në fund. Të kuqtë përballen të dielën me Bylis, një skuadër që i kanë marrë 9 pikë të plota në 3 sfidat e këtij sezonit, por as ky fakt nuk e shpërqendron teknikun italian, Bylsi në sytë e tij është një skuadër shumë e mirë:

Colella
Colella

Ndaj Bylis prisni t’i riktheheni rezultateve pozitive?
Shpresojmë. Ne bëjmë gjithçka për të fituar, nëse nuk fitojmë janë edhe të tjerët të zotë.

Titulli?
Sigurisht që 5 pikë diferencë kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi kampionatit janë shumë. Gjithçka mund të ndodh, por 5 pikë janë shumë.

Ndaj Bylis keni marrë pikët e plota. Si e prisni përballjen e nesërme?
Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Unë e kam thënë tre herë dhe po e përsëris për të katërtën herë se Bylis është një prej skuadrave më të mira dhe më të forta që kam parë. Është një skuadër që luan shumë mirë futboll.

Mungesat?
Maguette do të jetë mungesa e vetme. Përsa i përket Selmanit dhe Sembene, të dy lojtarët e kanë mbyllur sezonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: