Programi “EU4Schools” – “BE për Shkollat” ka bërë të mundur rindërtimin dhe/apo riparimin e plotë të 6 objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019-të në Bashkinë.

Kështu njofton përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri.

Këta objektet arsimore janë:

Shkolla 9-vjeçare & kopshti “28 Nëntori”, Fushë-Milot; Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Cub Çapani” Malbardhë, Milot; Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Demokracia”, Mamurras; Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Gjokë Elezi”, Laç; Kopshti Nr. 1 “Mimozat”, Mamurras; dhe Kopshti Nr. 2, Laç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

UNDP në Shqipëri nënvizon se:

“Ne jemi të lumtur që falë EU4Schools kemi garantuar mjedise bashkëkohore sikurse në vendet e BE-së për afro 1,100 nxënës, fëmijë dhe mësues, pjesë të këtyre institucioneve në Kurbin, ku përfitojnë gjithashtu 44,000 banorë të komuniteteve të prekura.”

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Deri tani në kontekstin e këtij projekti janë përfunduar 59 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb