Këshilli i Qarkut Elbasan ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut” Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në vlerësim të kontributit të tij të spikatur fetar, kombëtar dhe shoqëror.

Në motivacionin e këtij vlerësimi theksohet roli i tij si klerik, atdhetar dhe intelektual në përmbushjen e misionit bektashian “Pa Atdhe, nuk ka fe”, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për promovimin e paqes dhe harmonisë njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, Këshilli vlerëson kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e traditave fetare, kulturore, historike dhe atdhetare në bashkitë e Qarku Elbasan, si dhe mbështetjen konkrete për projekte të ndryshme në dobi të komunitetit lokal.

Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëve, Kryegjyshi Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj shprehu mirënjohjen për autoritetet vendore të Qarkut Elbasan, duke përmendur një prej urtësive bektashiane që thotë se “madhështia të mos kërkohet në emër, por në shërbesë.”

Gjatë ceremonisë u shfaq edhe dokumentari “Vazhdë në rrugën e urtësisë. Baba Mondi, mëkim i legjendës Baba Reshat”, si dhe ishte përgatitur një program artistik nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: