TIRANË

Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me megaoperacionin antidrogë me 61 të arrestuar (shtetas shqiptarë dhe të huaj) të zhvilluar në bashkëpunim me vendet e tjera tha se janë evidentuar 14 raste të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa janë identifikuar edhe rolet e personave të përfshirë në trafikimin  e lëndëve narkotike.

Prokurori i çështjes theksoi se deri tani janë goditur dy grupe të strukturuara kriminale, të cilat kishin bazën e veprimit në jug dhe në juglindje të vendit dhe prej aty, këto grupe më pas organizonin trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Ai ndërkohë shtoi se edhe pse hetimet nuk janë në fazën përfundimtare, Prokuroria, Policia e Shtetit në bashkëpunim edhe me partnerët kanë bërë të mundur mbledhja e provave për të implikuarit dhe një pjesë e tyre tashmë janë pas hekurave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb