SHKODER- Një 70-vjeçar nga Shkodra është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi prej mbrëmjes së djeshme ka humbur kontaktet me ta. Familjarët thonë se Filip Shllaku kishte shkuar të mbushte ujë në lumin Buna, pranë fshatit Daragjat, por nuk është kthyer më në shtëpi.
Pas vonesës së 70-vjeçarit, ata i janë drejtuar bregut të lumit, ku ka gjetur aty pranë një kapuç të tij, çka shton dyshimet se Filip Shllaku mund të jetë mbytur.

Sakaq, ata kanë njoftuar policinë, dhe kanë nisur kërkimet për 70-vjeçarin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: