Një protestues ka mbajtur një fjalim me tone ironike gjatë tubimit para Kryeministrisë, duke komentuar çështje të ndryshme që lidhen me hetimet e SPAK-ut, aferën e check-up-it dhe zhvillimet e fundit politike.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. Dua të ndalem te vjedhja e 8.5 milionë eurove të check-up-it, ku Ilir Beqaj me Vilma Nushin e bënë ‘ketchup’. Për këtë çështje, Ilir Beqaj u la nga GJKKO në arrest shtëpie, ndërsa në arrest shtëpie është edhe shoku ynë Everest Bardhi, për një kokërr vezë.
Kjo ironi bëhet edhe më e fortë kur kujton se Everesti është djali i Frrok Bardhit, infermierit që vite më parë doli dhe denoncoi kushtet në Urgjencën Kombëtare.
Historia bëhet edhe më qesharake me Ermal Beqirin, i cili, sipas SPAK-ut, ka përfituar 22 milionë euro nga tenderët e AKSHI-t. Ermalit i kanë dalë lekët për të blerë një kështjellë në Francë me vlerë 2.6 milionë euro. Ndërsa neve na duhen 40 vite për të blerë një shtëpi në Astir.
Kulmi ka arritur me konsullatën serbe që duan ta hapin në Shkodër ose në Kukës. O Edi Rama, kjo është thikë pas shpine ndaj Adem Jasharit. Kjo është përdhosje e viktimave të Zubin Potokut.
Dua të flas edhe për SPAK-un. Falë SPAK-ut, Veliaj është shtuar me djalë. Belinda është në një shtatzëni në tentativë. Ishalla mendon edhe për Erion Isain, Benet Becin dhe Alqi Bllakon”, u shpreh protestuesi.
