RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për faljen e 52 të dënuarve femra, njoftoi zyra e shtypit e Kremlinit më 8 mars.

“Gjatë marrjes së këtij vendimi, kreu i shtetit është udhëhequr nga principet humanitare. Para së gjithash, falja përfshin gratë me fëmijë të mitur, gratë shtatzëna dhe gratë, të afërmit e të cilave janë përfshirë në operacionin special ushtarak”, thuhet në zyrën e shtypit.

E drejta e Presidentit të Rusisë për të falur të dënuarit parashikohet në nenin 89 të Kushtetutës ruse. Ligji rus parashikon gjithashtu një procedurë amnistie, e cila nuk është individuale, njofton agjencia e lajmeve ruse TASS.

Në vitin 2023, Putin foli për një opsion amnistie për “kategoritë e caktuara të grave” në paraburgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb