Një titull nga divani nuk ka të njëjtën shije, aq më tepër për një skuadër si PSG që e ka kthyer në monopol këtë garë në Francë. Lyon mposhti Monaco duke bërë që Parisi të shpërthente në festë për këtë titull të 12 në histori. Kjo ishte hera e nëntë që kur sheiku Al Khelaifi zbarkoi në Francë që PSG feston për titullin kampion, 9 tituj në 12 vite tregojnë qartë atë që Al Khelaifi ka bërë për këtë ekip:

Psg
Psg

“Të fitosh titullin është fantastike, por të fitosh Ligue 1 për herë të 12 është diçka speciale për ata që janë të lidhur me këtë klub. I bëj komplimentet e mia lojtarëve, trajnerit Luis Enrique dhe stafit për këtë titull. Që në fillim të këtij sezoni ekipi u shfaq i bashkuar. Të shijojmë këtë moment si një familje dhe të vijojmë punën, ndeshje pas ndeshje, deri në fund të sezonit”, u shpreh Al Khelaifi.

Psggg
Psggg

Pas suksesit në Spanjë, Luis Enrique shijon edhe titullin e parë në Francë, me një dominim absolut, teksa u shpallën kampion me 12 pikë diferencë 3 javë përpara fundit. Kylian Mbappe largohet si triumfator nga Franca, me titullin në “xhep”, por Mbappe dhe pjesa e tjetër ekipit nuk dëshirojnë të ndalen këtu pasi janë në garë edhe për dy trofetë e tjerë, Kupë dhe Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb