TIRANE- Një 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kërcënuar një administrator të një firme në Tiranë, duke i kërkuar atij 90 mijë euro.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se i arrestuari eshte Lavdrim Tufa, i dënuar më parë për vrasjen e  Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Tufa i ka kërkuar shumën prej 90 mije eurosh duke e kanosur administratorin e një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç.

Policia bën me dije gjithashtu se u procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi”, shtetasi me inicialet F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb