Me thirrjet; “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 97-të kundër qeverisë.

Prej 97 ditësh, qytetarët vijojnë protestën në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Dorëheqja e kryeministrit mbetet një nga kërkesat kryesore të protestuesve, të cilët e konsiderojnë atë të panegociueshme.

Edhe mbrëmjen e sotme, protestuesit janë mbledhur me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre. Ata shprehen se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të artikuluara prej tyre.

Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje si “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale.

Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke e cilësuar qëndresën e tyre si një betejë për ndryshim politik.

Gjithashtu më 12 shtator protestuesit kanë paralajmëruar protestë masive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb