TIRANE – Vetëm disa muaj më parë, faqet e mediave rozë u pushtuan nga lajmi se këngëtari simpatik Young Zerka kishte fituar zemrën e Ronela Hajatit. Ndërsa thashethemet për raportin e tyre bëheshin gjithmonë e më të zhurmshme, dy këngëtarët dolën publikisht për ta mohuar këtë lidhje, duke thënë se janë vetëm miq. Por tashmë, disa muaj më pas, miq të afërt të dy këngëtarëve janë shprehur se mes Zerkës dhe Ronelës ka më shumë se shoqëri. Sipas zërave në rrethin e këngëtarëve, ata po jetojnë një romancë të bukur dashurie dhe ndihen shumë mirë pranë njëri-tjetrit. Por, gjërat duket se janë bërë edhe më serioze mes tyre gjatë kohëve të fundit. Të paktën kështu thuhet, meqë supozohet se këngëtari i muzikës Reggea, Young Zerka, ka anuluar bashkëpunimin me Dafina Zeqirin vetëm për hatër të Ronelës. Gjithmonë sipas zërave në fjalë, Young Zerka ka braktisur të dashurën e tij nga Korça, me të cilën kishte një lidhje 6-vjeçare, e menjëherë më pas ka nisur romancën e tij të re.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: