TIRANE
Ky është momenti kur policia arreston një nga autorët e grabitjes tmëngjesin e sotëm në rrugën e “Barrikadave”. Fotot e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat, tregon momentin e ndërhyrjes së policisë pak pas goditjes së pronarit të Exchange, i cili ishte drejtuar bankës për të depozituar një çantë me para.
Mësohet ndër të tjera se policia përdori altoparlantët e makinës duke u berë thirrje drejtuesve të mjeteve për ti hapur rrugën. Dy grabitësit e goditën me levë shtetasin në fjalë, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që 1 pret tyre të arrestohet në flagrancë. Ndërsa tjetrii cili është shpallur në kërkim, mësohet të jetë larguar me paratë.
(BalkanWeb)