Me zërin që i dridhet teksa tymos një cigare, babai i 23-vjeçarit Armand Lukani hedh poshtë mundësinë që si minat ashtu edhe droga të ketë lidhje me të birin. Ai mendon se djali është i pafajshëm dhe se mund të jetë përdorur nga dikush tjetër.

Në një rrëfim për gazetarin e “BalkanWeb”, Elidon Ndreka, Ilmi Lukani shton ndër të tjera se i biri merrej me bujqësi. Ai shton se në të kaluarën Armandi nuk ka pasur asnjëherë probleme me policinë.

Intervista e shkurtër me Ilmi Lukanin

Si është e vërteta?
Ilmi Lukani: Çuni ka qenë në punë, e dija që ishte në punë edhe më lajmëruan…erdhi policia bëri kontroll tek shtëpia. Ata më thanë mua që është kapur me lëndë narkotike edhe me mina plasëse.

Prodhonte mina djali?

Ilmi Lukani:Jo, asnjëherë, kurrë

Po çfarë pune bënte ai?
Ilmi Lukani: Bujqësi, pastrime, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë.

Është ndaluar ndonjëherë djali juaj?
Ilmi Lukani:Jo, asnjëherë

Mendoni se i ka përdorur dikush?
Ilmi Lukani:Po, patjetër se ku i gjeti çuni ato…

Keni marrë ndonjë avokat…
Ilmi Lukani:Jo, jo se nuk kemi mundësi ekonomike

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb