TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia shprehet se shkollat në vendin tonë janë vënë në shërbim të pushtetit. Përmes një postimi në ‘Facebook”, Spahia publikon edhe mesazhet e drejtoreshës së shkollës Teknologjike, në Shkodër, e cila ndërpret mësimin vetëm e vetëm që nxënësit të marrin pjesë në takimin e Linda Ramës.

Spahia në postim shprehet se pushteti ka shtrirë tentakulat deri në shkollë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“SHKOLLA NE DISPOZICION TE PUSHTETIT.
Te qeshesh a te qash me menyren se si edhe shkolla vihet ne sherbim te pushtetit. Ja shembulli qe denoncohet i drejtoreshes militante te shkolles Teknologjike ne Shkoder qe nderpret mesimin, e i ve mesuesit ne funksion te nevojave te zonjes se kryeministrit! Shikoni mesazhet se si angazhimi i perseritur reflektohet si urdher nga drejtoresha!

Deri tek shkollat shtrihen tentakulat e ketij pushteti qe e trajton kete vend si bahcen e Surrelit e padyshim promovon ushtare te verber.#VajMedetNxenesitNeCfareDuarshJane”-shkruan Spahia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb