Barcelona ka mundur 1-2 Atletico Madrid duke marrë një sukses të çmuar. Të parët realizuan Los Colchoneros me Simeone, ndërsa u përgjigj Rashford.
Kartoni i kuq i Gonzales i marrë në minutën e 45’, komplikoi gjërat për skuadrën e Simeones.
Barcelona fitoi falë golit të Lewandowskit në fund të ndeshjes. Polaku gjeti rrugën e rrjetës, edhe pse me fat, teksa topi i kthyer nga portieri iu përplas në trup sulmuesit.
Ekipi i Flick kryeson me 7 pikë më shumë se Reali ndjekës që gaboi sot ndaj Mallorcas. “Mbretërorët” u thyen në transferte nga goli i sulmuesit shqiptar të Kosovës, Vedat Muriqi i cili i dha fitoren 2:1 ekipit të tij, ndërsa Realit i shkaktoi humbjen që ia vështirëson objektivat e këtij sezoni në La Liga.
