Turqia e ka kritikuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për deklaratën lidhur me aneksimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.
“Deklarata e papërgjegjshme e kryeministrit Netanyahu për të fituar vota para zgjedhjeve të përgjithshme nuk mundet dhe nuk do ta ndryshojë këtë fakt”, shkroi Cavusoglu në Twitter.
Cavusoglu tha se Bregu Perëndimor, i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967, ka qenë territor palestinez dhe se pushtimi izraelit i asaj kohe përmbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Kryeminsitri izraelit deklaroi në një intervistë se do ta zgjerojë sovranitetin e Izraelit në Bregun Perëndimor. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar me zemërim edhe liderët palestinezë. Ata kanë thënë se fuqitë botërore kanë dështuar t’i mbrojnë ligjet ndërkombëtare për këtë rast.
BalkanWeb