KONISPOL
Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se një autobus është djegur gjatë natës në Konispol. Autobusi është në pronësi të shtetasit Sh.H. dhe i është vënë zjarri në qendër të Konispolit.
Autobusi i djegur është i linjës Konispol – Sarandë – Konispol. Ngjarja është e qëllimshme, nga autorë ende të paidentifikuar.
Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie. Forcat policore dhe grupi hetimor i ngritur për rastin po përpiqen të zbardhin ngjarjen.
(BalkanWeb)