Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytezën Orizarë në juglindje të Bullgarisë.
Kryetari i Komunës së Orizarës, Yordan Totev, në deklaratën për Radion Kombëtare të Bullgarisë, tha se si pasojë e rrëzimit të një avioni pronë e një klubi sportiv në qytezë, kanë humbur jetën 2 persona.
Sipas vlerësimeve të para avioni është rrëzuar për shkak të problemit në krahun e avionit.
Ndërkohë ka nisur hetimi në lidhje me aksidentin.
(BalkanWeb)