Ukraina zgjodhi të dielën presidentin e ri të vendit. Sipas rezultateve, komediani Volodymyr Zelensky ka arritur që të fitojë 70% votave në vend. Zelensky, 41 vjeçar, sfidoi ish-presidentin Petro Poroshenko.
Kurrë nuk do t’ju zhgënjejë. Nuk jam ende presidenti zyrtar. Si qytetar i Ukrainës, unë mund t’iu them të gjithë shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik: Na shikoni. Çdo gjë është e mundur!”, tha Zelensky përpara mbështetësve të tij. Nëse exit poll-et nuk gabohen, Zelensky do të marrë frerët e vendit për 5 vitet e ardhshme.
BalkanWeb