Real Madrid ka prekur me njërën dorë titullin në La Liga, 11 pikë plus vendit të dytë, Barcelonës, është një diferencë shumë e madhe, por sërish Carlo Ancelotti nuk feston, por kërkon nga ekipi i tij fitoren edhe përballë Cadiz:

“Objektivi që kemi është i qartë, të marrim tre pikët për t’iu afruar edhe më shumë me titullin. Në kokën tonë është vetëm ky objektiv, pasi luajmë kundër një ekipi që lufton për të mbijetuar. Fitorja e La Liga-s? Nuk e kemi menduar, pasi nuk kemi fituar asgjë. Për festimet do të mendojmë në momentin që ta kemi siguruar matematikisht. Bilancet e sezonit? Nuk më kishte qëlluar kurrë që në një sezon të pësoja vetëm dy humbje. Shpresoj që të vijojmë me trendin e fitoreve deri në fund”, u shpreh Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb