TEPELENË
Një i dënuar në burgun e Bënçës ka ndërruar jetë në spitalin e Tepelenës. Sipas informacioneve të para, Artur Zhupa është dërguar në gjendje të rëndë në spital kur dhe pak minuta më pas ka ndërruar jetë.
Dyshohet se i burgosuri ka pësuar një atak kardiak por do jenë ekzaminimet e mëtejshme që do zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes. Policia nga ana tjetër ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Zhupa ishte dënuar për përndjekjen e një gruaje dhe kishte 6 muaj pas hekurave.
(BalkanWeb)